Zbulo dhe përjeto Shqipërinë në kohë reale me Tourist Pack eSIM nga Vodafone Albania

Nga rivierat me ujëra kristal të jugut deri te shtigjet malore të veriut, Shqipëria po përjeton një moment të artë në hartën globale të turizmit. Numri i vizitorëve rritet nga viti në vit dhe bashkë me ta evoluon edhe mënyra se si përjetohet udhëtimi.

Tourist Pack eSIM, paketa e dedikuar për turistët, emigrantët shqiptarë që kthehen për pushime dhe vizitorët nga Kosova e vende të tjera, vjen si një zgjidhje e ndërtuar mbi mënyrën se si udhëtohet dhe eksplorohet sot. Sepse udhëtimet tashmë, nuk maten vetëm me kilometrat e përshkuar, por edhe me aftësinë për të qëndruar i lidhur me njerëzit, për të ndarë emocionet në kohë reale dhe për të mos humbur asnjë moment nga eksperienca.

Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendje ndërkombëtare, duke e bërë Tourist Pack eSIM një shoqërues të padukshëm të udhëtimit, që u mundëson vizitorëve të fokusohen te eksplorim. Paketa ofron internet me volum të lartë, telefonata kombëtare dhe aktivizim të shpejtë, duke eliminuar nevojën për procedura të gjata apo pritje në pika shitjeje. Përmes blerjes së Tourist Pack eSIM online, përdoruesit përfitojnë çmim më të favorshëm, duke kursyer kohë që mund ta shpenzojnë duke eksploruar vendin.

Një nga elementët që e dallon ofertën këtë vit është përfshirja falas në programin e besnikërisë Vodafone More. Përtej internetit, turistët marrin akses në një sërë përfitimesh dhe zbritjesh te partnerë të ndryshëm, si taxi, kinema, restorante dhe shopping, duke e kthyer paketën në një lloj “travel pass” modern që i shoqëron gjatë gjithë qëndrimit në Shqipëri.

Këtë sezon, Vodafone sjell tre paketa të dedikuara, të dizajnuara për t’iu përshtatur stileve të ndryshme të udhëtimit. Bundle 1, me çmim 2700 lekë, ofron 1 TB internet, 1000 minuta kombëtare dhe 15 ditë vlefshmëri, ideale për ata që kërkojnë fleksibilitet në një qëndrim më të shkurtër. Bundle 2, me çmim 2900 lekë, zgjat 21 ditë dhe përfshin 1.1 TB internet dhe 1000 minuta kombëtare, duke ofruar më shumë volum dhe kohë për ata që duan të eksplorojnë më gjatë. Ndërsa Bundle 3, me çmim 3300 lekë,është opsioni më i plotë, me 30 ditë vlefshmëri, 1.2 TB internet, 1000 minuta kombëtare dhe 3 GB roaming në Greqi, perfekt për ata që lëvizin përtej kufijve ose duan të qëndrojnë gjithmonë të lidhur.

Dhe për ju që zbuloni vende të reja, por nuk lini pas ata që ju ndjekin, Vodafone ofron paketën Tourist Tera Pack, me Unlimited GB. Tourist Pack eSIM nga Vodafone në vetvete është më shumë sesa një paketë komunikimi. Është një mënyrë për të qëndruar afër njerëzve, për të ndarë kujtime në momentin kur krijohen dhe për ta përjetuar Shqipërinë.

Një nga elementët që e dallon ofertën këtë vit është përfshirja falas në programin e besnikërisë Vodafone More. Përtej internetit, turistët marrin akses në një sërë përfitimesh dhe zbritjesh te partnerë të ndryshëm, si taxi, kinema, restorante dhe shopping, duke e kthyer paketën në një lloj “travel pass” modern që i shoqëron gjatë gjithë qëndrimit në Shqipëri me përvojën më të mirë të rrjetit.

Sepse pushimet më të bukura nuk janë vetëm ato që jetohen, por edhe ato që mund të ndahen. Një fotografi e dërguar në familje, një video që frymëzon miqtë të udhëtojnë, një kujtim që ruhet përgjithmonë. Në thelb, teknologjia nuk ka të bëjë vetëm me lidhjen me internetin. Ka të bëjë me lidhjen me momentet që duam të mbajmë pranë. Një filozofi që Vodafone e ka kthyer prej kohësh në pjesë të mënyrës se si ndërton eksperiencën e komunikimit për miliona përdorues.