Vendet më të Reja për të Ngrënë dhe Pirë në Tiranë (2025)

Tirana vazhdon të transformohet çdo vit me hapje të reja që e bëjnë qytetin gjithnjë e më të gjallë. Nga sushi bar-et elegante te lounge-et me kokteile artizanale, nga pastiçeritë nordike te darkat në grup, 2025 ka sjellë një valë vendesh të reja për të ngrënë dhe pirë në Tiranë që po përcaktojnë ritmin e kulinarisë dhe jetës urbane.

Në këtë artikull të vendeve më të reja në Tiranë, do të gjeni restorante, bare, kafe dhe klube që ia vlen t’i vizitoni – për shije, atmosferë dhe eksperiencë.

🎷 N’ Tingull Bar

Vendndodhja:Rr. Myslym Shri | Vendndodhja në Google Map
🕒 Hapur: Janar 2025
📸 Instagram: @ntingullbar

Një jazz-bar intim dhe i përshtatshëm për artistë, dashamirë muzike dhe ata që duan të shijojnë pijet e tyre në një ambient të ngrohtë – N’ Tingull Bar është pa diskutim një nga vendet më të reja në Tiranë (2025) me fokus tek muzika live dhe relaximi.

Atmosfera është e qetë dhe klasike, me kokteje të përgatitura me kujdes, verëra të përzgjedhura dhe “groove” live në sfond. Një zbulim për ata që duan të kalojnë një mbrëmje në Tiranë me muzike të mirë dhe ambient të këndshëm.

🥢 Watami Tirana

Vendndodhja: Rr. Myslym Shyri | Vendndodhja në Google Map
🕒 Hapur: Janar 2025
📸 Instagram: @watami.tirana

Në Rrugën Myslym Shyri, Watami Tirana është një nga vendet më të reja për të ngrënë dhe pirë në Tiranë, ku kuzhina japoneze takohet me frymën lokale. Ambienti i vogël, minimalist dhe mikpritës krijon ndjesinë e një sushi bar-i intim, ku çdo detaj është i kuruar me kujdes.

Menuja përfshin sushi, sashimi dhe pjata me peshk të freskët, të përgatitura me produkte shqiptare. Krahas klasikëve japonezë, mund të gjeni roll me levrek të Adriatikut apo supë peshku me perime sezonale. Një kombinim i bukur mes artit aziatik dhe traditës vendase.

Vlerësimi në Google: 4.9 ⭐ bazuar në 279 reviews, nga të cilat 275 janë me 5 yje — një tregues i qartë i cilësisë së lartë dhe përvojës së shkëlqyer të klientëve.

🍕 L’Antica Pizzeria Da Michele – Shija e Napolit në Bllok

Vendndodhja: Rr. Brigada e VIII | Vendndodhja në Google Map
🕒 Hapur: Mars 2025
📸 Instagram: @damichele.tirana

Pizzeria më ikonike e Napolit, Da Michele, tashmë është pjesë e Tiranës. Me furrë druri dhe recetën origjinale 150-vjeçare, ajo ofron një eksperiencë autentike të picës napolitane. Ambienti modern, i hapur dhe plot gjallëri e bën çdo vizitë të ndjehet si një udhëtim në Itali.

Menuja është e përqendruar te klasiket Margherita dhe Marinara, me përbërës të importuar nga Italia. Atmosfera familjare dhe energjia pozitive kanë kthyer Da Michele në një ndër adresat më të reja të dashura për picë në Tiranë.

NÖJE – Kënaqësitë Nordike në Zemër të Liqenit

Vendndodhja: Lake View Residence | Vendndodhja në Google Map
🕒 Hapur: Prill 2025
📸 Instagram: @nojetirana

Minimaliste, e qetë dhe plot aromë kanelle – NÖJE Tirana është një kafene dhe pastiçeri e re që solli për herë të parë shijen nordike në kryeqytet. Ambienti ndriçohet nga dritë natyrale, me mobilje druri dhe një frymë tipike skandinave që të fton për pushim ose punë të qetë.

Furra artizanale ofron simite skandinave, kanelbulle dhe cardamom buns të sapopjekura çdo mëngjes. Me kafe speciale dhe opsione vegane, NÖJE është kthyer në një nga vendet më të reja në Tiranë për një mëngjes me stil.

🖼️ Muzat Art Café & Gallery

Vendndodhja: Rr. Deshmoret e 4 Shkurtit | Vendndodhja në Google Map
🕒 Hapur: Korrik 2025
📸 Instagram: @muzatartcafe

Në qendër të Tiranës, Muzat Art Café & Gallery është një nga vendet më të reja për të ngrënë dhe pirë në Tiranë (2025) me një qasje artistike dhe kafe-galeri njëkohësisht. Ambienti mikpritës fton për një kafe të qetë ose për të ndjekur një nga workshop-et në pikturë ose qeramikë që zhvillohen aty.


Menuja përfshin pije të ndryshme, snacks dhe hapësirë për artë e krijim – gjithçka është menduar për të krijuar një eksperiencë të veçantë për ata që vlerësojnë artin, komunitetin dhe qetësinë. Ideal për mëngjes, drekë ose pasdite me laptop dhe një kafe.

🥪 Il Giglio – Schiacciateria Toscana në Bllok

Vendndodhja: Rr. Vaso Pasha | Vendndodhja në Google Map
🕒 Hapur: Korrik 2025
📸 Instagram: @ilgiglio.tirana

Një aromë Toskane ka mbërritur në Bllok me Il Giglio, schiacciateria e parë toskane në Shqipëri. Dyqani i vogël e rustik ofron panine me brum krokantë dhe mbushje të përgatitura me përbërës autentikë nga Italia.

Menuja përfshin porchetta, pecorino, kunguj të zgarës dhe sallame toscano. Ushqimi shërbehet shpejt, dhe me shumë shije. Il Giglio është një ndër vendet më të reja për të ngrënë në Tiranë që sjell konceptin italian të “street-food gourmet”.

🍷 Vesper Bar – Tapas, Verë & Muzikë e Mirë

Vendndodhja: Rr.Pjetër Bogdani | Vendndodhja në Google Map
🕒 Hapur: Korrik 2025
📸 Instagram: @vesper.thebar

Vesper Tirana, pjesë e Revo Hospitality Group, është bar-restoranti më i ri gastronomik në Bllok. Tapas spanjolle, tacos kreative dhe kokteile që krijojnë një përvojë që fillon si darkë dhe përfundon si mbrëmje elegante.

Menuja ndërthur kuzhinën mesdhetare me atë bashkëkohore, ndërsa verërat natyrale dhe ambienti me dritë të zbehtë e bëjnë Vesper një pikë takimi të re për netët urbane. Një nga vendet më të reja në Tiranë për darka me stil dhe kokteile të rafinuara.

🍸 Lé Bar – Luks dhe Kokteile në Air Albania Stadium

Vendndodhja: Air Albania Stadium | Vendndodhja në Google Map
🕒 Hapur: Korrik 2025
📸 Instagram: @le_bar.tirana

Në zemër të Arena Center, Lé Bar Tirana kombinon elegancën e një lounge bar-i me shijen e kuzhinës “comfort gourmet”. Një hapësirë moderne, me tavane të larta dhe ndriçim të ngrohtë që shërben nga mëngjesi deri vonë në mbrëmje.

Menuja ofron kokteile, verëra premium, brunch-e të pasura dhe darka të lehta. Me muzikë live gjatë fundjavës, Lé Bar është një nga vendet më të reja për të pirë në Tiranë, ku çdo detaj feston jetën me stil.

🍰 Big Garden Caffe – Brunch, ëmbëlsira dhe kafe me stil

Vendndodhja: Tirana Garden Building | Vendndodhja në Google Map
🕒 Hapur: Shtator 2025
📸 Instagram: @biggarden.caffe

Big Garden Caffe është një hapësirë e re dhe moderne që po merr vëmendje si një nga adresat më të reja për të ngrënë dhe pirë në Tiranë. Ambienti ka karakter urban chic — është i hapur, dekor me elemente gjelbërimi dhe dritë natyrale që krijon ndjesinë e një vendi të mirë për kafe, brunch apo një ndalesë pasdite.

Menuja përqendrohet tek kafe speciality, brunch-i i kuruar me kujdes dhe ëmbëlsirat artizanale me kombinimet me pistachio, karamel dhe akullore. Big Garden Caffe sjell konceptin “nga mëngjesi deri në pasdite” me një energji të freskët dhe relaksuese, duke e bërë një zgjedhje të mirë për të kaluar kohë me miqtë ose punuar me laptop.

💃 Discotek Tirana – Nostalgji & Muzikë e viteve ’80

Vendndodhja: Rr. Gjin Bue Shpata | Vendndodhja në Google Map
🕒 Hapur: Shtator 2025
📸 Instagram: @discotek.tirana

Discotek Tirana është rikthimi i madh i skenës “retro”. Me ndriçime disco, skenë me LED dhe atmosferë të viteve ’80–’90, ky klub i ri sjell netë plot ritëm dhe nostalgji për brezat që duan të kërcejnë pa kufij.

Çdo fundjavë zhvillohen evente tematike si “80s Disco Fever” ose “Back to the 90s EuroDance”. Është një ndër vendet më të reja për të pirë dhe festuar në Tiranë, ku çdo natë të kthen pas në kohë.

🍝 Pasta n’Tigan – Kur Makarona Bëhet Spektakël

Vendndodhja: Rr. Myslym Shyri | Vendndodhja në Google Map
🕒 Hapur: Tetor 2025
📸 Instagram: @pasta_ntigan_myslymshyri

Krijuar nga shef Ndoc Shtjefni, Pasta n’Tigan sjell një koncept unik: makaronat shërbehen direkt në tigan. Ambienti është i vogël, me kuzhinë të hapur dhe ndjesi familjare, ku çdo pjatë gatuhet para syve të klientëve.

Menuja përfshin pasta artizanale me produkte të freskëta shqiptare – nga frutat e detit deri te recetat vegjetariane me tartuf. Prezantimi në tigan i jep përvojës një ndjesi rustike dhe autentike që e veçon këtë lokal ndër hapjet më interesante të Tiranës në 2025.

🍽️ Tavolina – Darka në grup & Verë e Mirë

Vendndodhja: Rr. Reshit Collaku | Vendndodhja në Google Map
🕒 Hapur: Tetor 2025
📸 Instagram: @tavolina_bybufe

Një format i ri për Tiranën, Tavolina sjell eksperiencën e darkës së përbashkët në një tryezë të vetme. Brenda ambienteve të Bufe Wine Bar në Shallvare, vizitorët ndajnë pjata dhe biseda rreth një menuje fikse të përgatitur nga shefi i lokalit.

Atmosfera është e ngrohtë, intime dhe e ndërveprueshme. Verërat zgjidhen me kujdes nga sommelier-i, ndërsa shefi shpjegon çdo pjatë me pasion. Është një nga vendet më të reja në Tiranë që i jep darkës kuptim social dhe shije njerëzore.

👨‍🍳 Rapsodia Tirana – Elegancë, Traditë dhe Fine Dining

Vendndodhja: Selitë | Vendndodhja në Google Map
🕒 Hapur: Tetor 2025
📸 Instagram: @rapsodia_restorant

Pas suksesit në Lezhë, Rapsodia ka mbërritur në kryeqytet me një eksperiencë luksoze tek Arka Art Hotel, në kodrat e Selitës. Pamja panoramike mbi qytet, shërbimi i klasit të lartë dhe kreativiteti i shef Alfred Markut e bëjnë këtë vend një destinacion të veçantë.

Menuja është degustim me përbërës sezonalë dhe lokalë – një kombinim mes traditës shqiptare dhe teknikave moderne. Është pa dyshim një ndër vendet më të reja për të ngrënë në Tiranë që sjell art kulinar në çdo detaj.

🍷 Sòrso – Lounge i Ri për Dashamirësit e Verës

Vendndodhja: Rr. Vaso Pasha | Vendndodhja në Google Map
🕒 Hapur: Tetor 2025
📸 Instagram: @sorso_tirana

Në zemër të Bllokut, Sòrso është një wine & cocktail bar i ri me atmosferë “speakeasy”. Ambienti elegant me dritë të zbehtë, kokteile unike dhe përzgjedhje verërash boutique e bëjnë ideal për një natë të qetë mes miqsh.

Nga mbrëmjet me DJ deri te degustimet me sommelier, çdo detaj në Sòrso fton për relaks dhe stil. Një tjetër destinacion që përfshihet me meritë ndër vendet më të reja për të pirë në Tiranë në 2025.

🍰 Chimsy Cake Shop – Ëmbëlsira Hungareze në Zemër të Qytetit

Vendndodhja: Sheshi Wilson | Vendndodhja në Google Map
🕒 Hapur: Tetor 2025
📸 Instagram: @chimsy.al

Në Sheshin Wilson, Chimsy Cake Shop solli për herë të parë në Tiranë “chimney cake”-un hungarez – një kulaç i ngrohtë me kore të karamelizuar dhe mbushje me çokollatë ose akullore. Atmosfera është e ngrohtë dhe plot aromë vanilje.

Kjo pastiçeri artizanale u bë menjëherë virale në rrjete sociale, duke u kthyer në një ndalesë të detyrueshme për çdo dashamirës të ëmbëlsirave. Është ndër vendet më të reja për të ngrënë ëmbëlsira në Tiranë, perfekte për një pushim të ëmbël mes ditës.

🎧 The Social Room (Vesper Bar)

Vendndodhja: Rr. Pjetër Bogdani | Vendndodhja në Google Map
🕒 Hapur: Tetor 2025
📸 Instagram: @th.socialroom

Në ambientin e bar-restorantit Vesper në Bllok, The Social Room sjell një dimension të ri të natës – është një hapësirë komuniteti ku mbahen evente me muzike, party dhe takime sociale. Është përfshirë në listën e vendeve më të reja për të ngrënë dhe pirë në Tiranë (2025) si opsion për natë me stil.

Ofrohen tapas, verëra, kokteje dhe një ambient “underground living space” për ato që duan të shijojnë darkën dhe pijet në një atmosferë urbane e të gjallë. Është vend i përshtatshëm për “walk-in” nga e mërkura deri të shtunën, duke filluar në orët e vona.

Nga kuzhinat aziatike te bar-et elegante, nga pastiçeritë moderne te darkat me verë e tapas – këto janë 12 vendet më të reja për të ngrënë dhe pirë në Tiranë (2025). Secili prej tyre shton një aromë të re në kryeqytet, duke dëshmuar se Tirana po bëhet çdo ditë e më shumë një destinacion i plotë për shije, stil dhe përvojë.

Për më shumë ide se çfarë të vizitoni në kryeqytet, shfletoni edhe udhëzuesin tonë të plotë: Atraksionet Kryesore të Tiranës: Vendet që Duhet t’i Vizitojë Çdo Udhëtar.