Nëse po planifikoni një udhëtim në jug të Shqipërisë, ndalesa në Labovën e Kryqit pranë Gjirokastrës është një përvojë që nuk duhet humbur. Ky fshat i qetë, i vendosur në shpatin e malit Bureto, ruan një nga kishat më të vjetra dhe më të rralla bizantine në vend.

Ku ndodhet Labova e Kryqit?
Labova e Kryqit ndodhet vetëm 20 minuta larg qytetit historik të Gjirokastrës, në një zonë me peizazhe mahnitëse dhe natyrë të paprekur. Shtrirë mbi lumin Suhë, fshati ofron qetësi dhe një ndjesi autentike shqiptare.
Klikoni këtu për të parë vendndodhjen në Google Maps
Pse duhet të vizitoni Labovën e Kryqit?
Vizitimi i Labovës së Kryqit është si një udhëtim në shekujt e kaluar. Kisha e ndërtuar në vitin 554 nga perandori Justiniani është një ndër 40 kishat e para të ndërtuara në botë. Kupola e saj elegante dhe guri karakteristik i ndërtimit janë vetëm disa nga veçantitë që do t’ju lënë pa fjalë.
Për më tepër, hyrja është e lirë, duke e bërë këtë vizitë të përsosur për ata që kërkojnë të përjetojnë historinë dhe arkitekturën e pasur të Shqipërisë.




Çfarë e bën të veçantë kishën e Labovës së Kryqit?
Një nga pasuritë më të çmuara të kësaj kishe ishte një kryq i larë në flori, që besohet të ketë mbajtur një pjesë nga druri i kryqëzimit të Jezusit. Edhe pse kryqi u vodh gjatë viteve të tranzicionit, historia dhe atmosfera e kishës mbeten të gjalla.
Arkitektura e saj e rrallë, freskat bizantine dhe lidhja me historinë e hershme të krishterimit e bëjnë Labovën e Kryqit një destinacion të pazëvendësueshëm për çdo udhëtar në Gjirokastër.




Një histori e jashtëzakonshme
Kjo kishë nuk është vetëm një monument i rëndësishëm arkitektonik, por edhe një vend që ruan legjendat e hershme të krishtërimit. Sipas historisë, një pjesë e kryqit të shenjtë të Krishtit u soll në këtë fshat në vitin 559, duke i dhënë Labovës një rëndësi të veçantë shpirtërore. Nga gojëdhënat, thuhet se kjo copëz e kryqit e cila sot nuk ekziston më, shëronte njerëz dhe bënte mrekullira.
Planifikon një udhëtim në Gjirokastër? Zbulo çfarë mund të vizitosh për 2 ditë këtu: Kliko për më shumë!