Çfarë të bësh në Përmet – Udhëzuesi i plotë 2026

Përmeti mund të jetë pikërisht përgjigjja nëse po kërkoni një vend ku natyra, mikpritja dhe shijet tradicionale bashkohen në një përvojë të paharrueshme. I fshehur mes maleve të jugut dhe përqafuar nga lumi i fundit i egër i Evropës – Vjosa – ky qytet i vogël i quajtur me të drejtë “qyteti i trëndafilave” është një nga destinacionet më autentike në Shqipëri.

Ky është artikulli HUB i Love Albania për Përmetin, që lidh të gjitha guidat tona të detajuara mbi:

  • Atraksionet turistike
  • Akomodimet
  • Restorantet tradicionale
  • Kuzhinën vendase
  • Aktivitetet outdoor
  • Udhëzime praktike udhëtimi

Nëse po planifikon vizitën tënde dhe po mendon çfarë të bësh në Përmet ndiq kë udhëzues.

Si të shkosh nga Tirana në Përmet

Udhëtimi drejt Përmetit është pjesë e përvojës.

Opsioni 1: Tiranë → Fier → Tepelenë → Përmet

⏱ 3–3.5 orë | ~240 km

Rruga më e drejtpërdrejtë dhe më e rehatshme. Ndiqni autostradën SH4 drejt Fierit dhe Gjirokastrës, më pas në dalje të Tepelenës kthehuni majtas drejt Këlcyrës dhe Përmetit.

Segmenti Tepelenë–Përmet është një nga më piktoreskët në Shqipëri, duke ndjekur rrjedhën e lumit Vjosa mes maleve të larta.

✔ I rekomanduar për familje
✔ I përshtatshëm për autobusë turistikë
✔ I aksesueshëm gjatë gjithë vitit

Opsioni 2: Rruga panoramike

Tiranë → Elbasan → Pogradec → Ersekë → Leskovik → Përmet
⏱ 4–5.5 orë | ~280 km

Për dashamirësit e natyrës dhe motoristët, kjo rrugë kalon nëpër peizazhe alpine dhe zona më pak të eksploruara.

✔ Ideale për ndalesa në Pogradec apo Ersekë
✔ Rrugë malore me kthesa panoramike
✔ Më aventureske

Nëse dëshironi përmbledhje të plotë destinacioni: Vizitoni Përmetin

Eksplorimi i qytetit – Dita juaj e parë në Përmet

Pasi të mbërrini në Përmet dhe të sistemoheni në hotel, merrni kohë për ta njohur qytetin – një vend i vogël në përmasa, por i pasur në histori, traditë dhe karakter.

Shëtitje në qendër dhe Guri i Qytetit

Filloni ditën me një shëtitje përgjatë shëtitores kryesore që të çon drejt Gurit të Qytetit, formacionit shkëmbor simbol të Përmetit. Ngjitja zgjat vetëm 5 minuta, por pamja nga maja shpërblen çdo hap: qyteti shtrihet poshtë jush, ndërsa lumi Vjosa rrjedh mes maleve përreth.

Vendet historike të kultit

Brenda një distance shumë të shkurtër në këmbë, do të gjeni Kishën Ortodokse të Shën Premtes, Xhaminë e Qytetit dhe një teqe bektashiane, që qëndrojnë pranë njëra-tjetrës – një simbol i bukur i harmonisë ndërfetare që karakterizon Përmetin.

Kafe ose drekë në zemër të qytetit

Ndalo për të shijuar një lugë gliko tradicionale dhe një gotë raki shtëpie në një kafene të qetë. Mikpritja përmetare është e natyrshme dhe spontane – këtu nuk ka nevojë për formalitete.

Për drekë, Love Albania rekomandon restorantet më të vlerësuara tradicionale në qytet:

Vizitë në Muzeun e Kongresit të Përmetit

Për dashamirësit e historisë, një ndalesë e rëndësishme është Muzeu i Kongresit të Përmetit, i vendosur në ndërtesën historike ku në maj 1944 u shpall qeveria e përkohshme antifashiste e Shqipërisë. Muzeu ofron dokumente, fotografi dhe ekspozita që pasqyrojnë një moment kyç të historisë shqiptare.

Kjo ditë e parë ka të bëjë me gjetjen e ritmit të Përmetit si të qetë, miqësor dhe thellësisht të sinqertë.

Shijet e Përmetit

Kuzhina e Përmetit është një festë e traditës dhe shijes. Këtu, çdo pjatë tregon një histori të tokës, klimës dhe kulturës lokale. Për një pasqyrë më të detajuar të specialiteteve dhe traditave gastronomike, lexoni guidën tonë të plotë për 👉 Kuzhinën e Përmetit.

  • Gliko – ëmbëlsia e mirëseardhjes së Përmetit
    Që në momentin e parë, mikpritja përmetare fillon me një lugë glikko dhe një gotë raki shtëpie. Glikoja përgatitet nga gjithçka: shalqi, pjepër, arra, qershi, madje edhe patëllxhanë të vegjël, të gjitha të përgatitura me dorë dhe me shumë dashuri.
  • Raki dhe verë Përmeti
    Rakia e Përmetit është e njohur për cilësinë dhe aromën e saj, më e famshmja prej të cilave është ajo e manit dhe rrushit. Zona prodhon gjithashtu verë të kuqe të shkëlqyer, falë klimës së butë dhe tokës pjellore që favorizon varietete të tilla si Debina, Merlot ose Moskat.
  • Gatime tradicionale vendase
    Provoni pjatën shqeto, një supë me mish qengji, qumësht dhe vezë, që do t’ju ngrohë shpirtin.

Byreku me hithra ose fasule është një tjetër specialitet, së bashku me kukureci dhe ëmbëlsira si reshedi me sherbet dhe niseshte.

Ku të qëndroni në Përmet

Pas një dite plot aktivitete, një vend i qetë dhe i ngrohtë për të fjetur është një pjesë thelbësore e përvojës në Përmet. Qyteti ofron disa mundësi fantastike akomodimi që përfaqësojnë më së miri frymën lokale dhe standardet bashkëkohore. Ne në Love Albania kemi zgjedhur me kujdes pesë nga vendet më të mira për të fjetur në Përmet, bazuar në autenticitetin, rehatinë dhe përvojën që ofrojnë sipas vlerësimeve të klientëve të tyre në Google dhe Tripadvisor: Top 5 Akomodimet më të mira në Përmet

  • White Villa – Bujtina më e vlerësuar në Përmet, që kombinon dizajn modern me elemente tradicionale dhe ofron rehati të lartë pranë qendrës së qytetit.
  • The Stone House – Një shtëpi tradicionale prej guri me mikpritje familjare, pamje panoramike dhe mëngjese autentike shqiptare.
  • Bujtina Lugina e Vjosës – Akomodim rural i rrethuar nga natyra, me produkte bio nga ferma e familjes dhe akses të lehtë në atraksionet natyrore.
  • Honey House “Kastrioti” – Qëndrim buzë lumit Vjosa me ushqim shtëpie, mjaltë artizanal dhe atmosferë të ngrohtë familjare.
  • Chri Chri Guesthouse – Arratisje malore në Leusë me pamje mahnitëse dhe qetësi totale për ata që kërkojnë shkëputje.
  • Garden Guest House – Akomodim i rehatshëm me kopsht të gjelbëruar dhe ambient të qetë pranë qendrës së Përmetit.
  • Guest House KrisHen – Shtëpi pritëse e pastër dhe mikpritëse që ofron rehati bazike dhe atmosferë familjare.
  • The Mosaic House – Shtëpia me Mozaik – Një qëndrim unik me elemente dekorative karakteristike dhe ambient artistik.
  • Traditional GuestHouse Përmet – Bujtinë me stil tradicional që ruan frymën autentike të jetës përmetare.
  • Vila Culli – Akomodim i qetë me standarde të mira komoditeti dhe vendndodhje praktike për eksplorimin e zonës.

Në Përmet, fjetja është pjesë e magjisë, banorët e Përmetit janë të njohur për pastërtinë dhe korrektësinë e tyre. Mbrëmjet në Përmet janë të freskëta dhe të qeta, duke filluar me perëndimin e diellit në shpatet e maleve përreth dhe duke vazhduar me qiellin me yje dhe një tingull të lehtë dhe të këndshëm të gjinkallave të natës në sfond.

Lumi Vjosa dhe fshatrat përreth

Vjosa konsiderohet lumi i fundit i egër në Evropë. Ofron pamje mbresëlënëse dhe mundësi për relaksim dhe aventurë.

  • Plazhet natyrore përgjatë lumit Vjosa
    Në ditët me diell, mund të shkoni për plazh në brigjet e egra të lumit, në vende si Gryka e Këlcyrës, rruga për në Carshovë, ose pranë urave të vjetra të Kanikolit, ujë i pastër, guralecë të bardhë dhe qetësi absolute. Për aventurierët: zakonisht pranë urave ka shtigje për të zbritur në breg.
  • Ja disa vende të rekomanduara nga ekspertët e LoveAlbania ku mund të shkoni në plazhe të egra nëse dëshironi:
  • Fshatrat e pazbuluara
    Vizitoni fshatra si Çarshova, Buali, Bënja ose Kosina, të cilat ruajnë ndërtesa tradicionale dhe një ritëm të qetë jetese. Shumë nga këto fshatra ndodhen në rrugë që shtrihen përgjatë lumit, duke e bërë vetë udhëtimin pjesë të përvojës.

Aventura në natyrë – Ajër i pastër dhe adrenalinë

Nëse jeni një nga ata që nuk mund të rrini në vend, Përmeti ofron pragje për rafting dhe shtigje që të çojnë në maja me pamje spektakolare. Për një përmbledhje të plotë të aktiviteteve dhe operatorëve lokalë, lexoni guidën tonë për aktivitetet outdoor në Përmet.

  • Rafting në lumin Vjosë
    Përjetoni adrenalinën e një zbritjeje në rrjedhën e egër të Vjosës. Segmentet përreth Përmetit janë perfekte për fillestarët dhe familjet, me guida të trajnuara dhe pamje marramendëse.
  • Hipur mbi kalë
    Një mënyrë tjetër për të eksploruar natyrën. Ka shërbime lokale që ofrojnë guidë të organizuara nëpër fshatrat dhe livadhet e fshatit rural. Rezervoni një guidë me kalë këtu:
  • Ecje malore – e lehtë ose sfiduese
    Për ecje të lehta, provoni shtigjet në Parkun e Bredhit të Hotovës ose në ujëvarën e Sopotit.
  • Për alpinistët me përvojë, ngjitja në Majën e Nemërçkës (2,485 m) është një aventurë sfiduese, por që shpërblen me pamje spektakolare.
  • 4×4 Ture
    Një aventurë njëditore me udhëtime jashtë rrugës, një drekë tradicionale dhe një zhytje relaksuese në banjot termale natyrore. Është një përzierje piktoreske adrenaline, kulture dhe relaksi.

Natyra këtu nuk është një sfond, është një ftesë për të eksploruar dhe për të marrë frymë thellë.

Burimet Termale të Bënjës dhe Sarandoporit – Përvoja natyrore spa

Ujërat termale rrjedhin lirshëm nëpër Përmet, duke ofruar relaksim mes bukurisë së paprekur:

  • Banja termale Bënjë
    Përmeti ka luksin e vet natyror: banjat termale që burojnë nga thellësitë e tokës. Banjat Termale të Bënjës, rreth 14 km larg qytetit, në fshatin Bënjë, janë banjat termale më të famshme të jugut. Pishinat natyrore me ujë mineral të ngrohtë (22–28°C) janë të pasura me elementë që ndihmojnë me qarkullimin e gjakut, reumatizmin, problemet e lëkurës ose të mushkërive. Pamja është spektakolare: mbi banjë ngrihet Ura e Katiut, një urë e lashtë guri me një hark elegant, që plotëson peizazhin me një bukuri të rrallë natyrore.
  • Burimet termale të Sarandoporit
    Më pak të njohura, por shumë të veçanta, ndodhen pranë fshatit Piskovë. Uji këtu është më i ngrohtë dhe me një përqendrim më të lartë mineralesh, ideal për ata që kërkojnë qetësi dhe një mjedis më pak të frekuentuar. Makina ju merr pak kohë, pastaj duhet të ecni në këmbë. Rruga është e shtruar për në park, pastaj sugjerohet një makinë e lartë 4×4 ose të ecni në këmbë. Në zonë ka edhe një shpellë interesante dhe një shkëmb nga i cili mund të hidheni. Pranë Sarandosportit ndodhet shpella e famshme e Liqenit të Neuronit, e cila bëri bujë në lajme.
  • Njohuri të rëndësishme: Kjo është një zonë kufitare ku rrjeti telefonik nuk është i mirë. Nevojiten këpucë për ecje malore dhe kujdes gjatë ecjes.
  • Për të gjithë ata me pak shpirt eksplorues, ekspertët e LoveAlbania ju sugjerojne një vend ku mund të laheni në lumin me ujë të ngrohtë dhe të shijoni pamjen e luginës. Ndiqni linkun ne maps : Vend sekret në Sarandapor

Kishat dhe Teqeja – Harmoni shpirtërore me pamje malore

Në Përmet, vendet e kultit janë më shumë sesa thjesht shpirtërore, ato janë edhe piktoreske:

  • Kisha e Shën Marisë në Leuse
    Vetëm 2 km larg qytetit, kjo kishë e shekullit të 18-të mahnit me afresket e saj të ruajtura dhe ikonostasin prej druri të gdhendur me mjeshtëri. Vendndodhja e saj në një fshat tradicional të rrethuar nga gjelbërimi – e bën atë një nga vendet më të vizituara për paqe shpirtërore dhe foto të paharrueshme.
  • Kisha e Shën Marisë në Manastirin e Kosinës dhe Benjës
    Monumente kulturore që ruajnë trashëgiminë ortodokse mesjetare dhe ofrojnë një udhëtim prapa në kohë. Arkitektura, vendndodhja dhe historia i bëjnë ato të pazëvendësueshme.
  • Teqe bektashiane të vendosura në maja kodrash
    Në disa nga majat përreth do të gjeni teqe të ndërtuara në vende me energji të veçantë. Ndër më të famshmet është Teqeja e Ali Postivanit, nga ku hapet një pamje e rrallë mbi të gjithë luginën.

Degustim vere dhe rakie – Një gotë e mbushur me traditë

Vera dhe rakia në Përmet janë të ndërthurura në identitetin dhe rrëfimin e historive lokale:

  • Rakia e Përmetit: Një krenari lokale, e bërë kryesisht nga rrushi ose manaferrat e egra. Ka një aromë të fortë, por të këndshme që të inkurajon ta shijosh me kujdes. Çdo shtëpi ka recetën e vet dhe shumë familje prodhojnë sasi të vogla për përdorim personal ose për mikpritje.
  • Vera lokale: Klima e butë dhe toka pjellore e Luginës së Vjosës i japin rrushit një cilësi të veçantë. Varietete të tilla si Debine e Kuqe, Merlot dhe Moskat janë më të njohurat. Disa verari të vogla artizanale ofrojnë degustacione të drejtpërdrejta, një përvojë që lidhet me njohjen e territorit dhe njerëzve të zonës.

Pyetje të shpeshta – Çfarë të bësh në Përmet

Sa ditë duhen në Përmet?

2–3 ditë janë ideale për rafting, banjat termale dhe eksplorim.

Kur është koha më e mirë për të vizituar?

Pranvera dhe vera për natyrë; vjeshta për ngjyra dhe qetësi.

A ia vlen rafting në Vjosë?

Po, është një nga eksperiencat më të mira outdoor në Shqipëri.

A janë të hapura banjat termale gjatë dimrit?

Po, dhe dimri është një nga periudhat më të bukura për t’i vizituar.

Ndani këtë përvojë me të tjerët

Pasi udhëtoni, shijoni gula-n, dëgjoni muzikë tradicionale saze dhe thithni ajër të pastër malor, një gjë bëhet e qartë: Përmeti është më shumë sesa një destinacion, është një ndjenjë që mbetet me ju.

Nëse e keni imagjinuar veten duke zbritur me rafting lumin Vjosa, duke u zhytur në burimet termale të Bënjës ose duke pirë raki nën hijen e Gurit të Qytetit, atëherë kjo qytet po ju thërret.

📩 Ndani këtë udhëzues me miqtë, familjen ose ndjekësit tuaj në rrjetet sociale. Ndihmoni më shumë njerëz të zbulojnë magjinë e Përmetit, sepse përvoja të tilla janë dyfish më domethënëse kur ndahen.