Shkodra, një nga qytetet më të vjetra dhe më të pasura në kulturë të Shqipërisë, ofron shumë më tepër sesa pamje mahnitëse të Liqenit të Shkodrës dhe Alpeve Shqiptare. Është një portë drejt aventurës, historisë dhe jetës së gjallë lokale. Qoftë për të eksploruar Kalanë e Rozafës, për të bërë biçikletë në rrugicat plot karakter të qytetit, apo për të nisur udhëtimin drejt Bjeshkëve të Nemuna, zgjedhja e akomodimit të duhur bën gjithë diferencën.
Një udhëtim në Përmet është më shumë sesa një udhëtim i zakonshëm, është një përvojë që ndërthur historinë, natyrën dhe adrenalinën në një ditë të paharrueshme. Në prill, bashkë me…
I fshehur në zemër të Alpeve Shqiptare, Lumi i Shalës është një nga destinacionet më të bukura dhe unike në Ballkan. I njohur ndryshe edhe si “Tajlanda e Europës”, ky lum me ujëra të kristalta dhe natyrë të paprekur ofron një përvojë unike për ata që kërkojnë aventurë dhe qetësi larg vendeve të zakonshme turistike.
E fshehur në zemër të Rivierës Shqiptare, The Gate to Horizon Campground, e cila ofron kamping në Lukovë, është zgjedhja perfekte për ata që kërkojnë qetësi, natyrë të paprekur dhe një aventurë të vërtetë. The Gate to Horizon Campground na ofroi një përvojë magjike, me plazhe të virgjëra, eksplorime të egra dhe netë të paharrueshme nën yje
Po kërkoni restorantet më të mira në Korçë për Krishtlindje? Jeni në vendin e duhur!
Korça, e njohur për sharmin e saj të veçantë, shndërrohet në një destinacion magjik gjatë festave të fundvitit. Me rrugët e zbukuruara me drita shumëngjyrëshe, tregjet tradicionale të Krishtlindjes dhe atmosferën festive që përshkon çdo cep të qytetit, Korça krijon një ndjesi të ngrohtë dhe mikpritëse.