Po kërkoni vendin ideal për të qëndruar ndërsa eksploroni luginën më mahnitëse alpine të Shqipërisë? Kjo renditje e Top 5 Akomodimeve në Valbonë bazohet në një analizë të detajuar të komenteve reale të vizitorëve nga Google dhe Booking gjatë vitit të kaluar. Ndryshe nga përzgjedhjet rastësore, renditja e Love Albania merr në konsideratë pastërtinë, shërbimin, rehatinë, vendndodhjen dhe përvojën e përgjithshme të vizitorëve.
Me afrimin e stinës së vjeshtës dhe dimrit, Valbona bëhet edhe më magjike—lugina mbulohet me ngjyra të ndezura vjeshte dhe majat mbulohen me borë gjatë dimrit. Ky është gjithashtu momenti kur lugina pret numrin më të madh të vizitorëve, të tërhequr nga bukuria natyrore mahnitëse dhe shtegu legjendar Valbonë–Theth. Qoftë për një pushim familjar, një arratisje romantike apo një aventurë alpine, këto akomodime të përzgjedhura tregojnë më të mirën që ofron Valbona.

#5 – Guesthouse Demushi ★4.8 (673 komente)
📍 Vendndodhja: Google Maps
Instagram: @guesthouse_demushi | Booking: Rezervo Këtu
Guesthouse Demushi ofron një përvojë si në shtëpinë tuaj, të udhëhequr nga zonja Edisona dhe familja e saj. Oborri me lule, hamokë dhe tavolina e bëjnë ambientin edhe më të dashur për vizitorët që duan natyrën. Një arsye tjetër pse ata zgjedhin Valbonën, është edhe ushqimi tradicional me përbërës nga kopshti i familjes.
Çfarë preferojnë më shumë vizitorët:
- Ushqimet e gatuara në shtëpi (mëngjes & darkë)
- Oborrin e bukur me lule
- Dhomat e thjeshta, të ngrohta, me pamje nga malet
- Transport për shtegun e Thethit sipas kërkesës
Ideal për ata që kërkojnë mikpritje familjare. Pagesa vetëm cash.





#4 – Breezy Hotel ★4.8 (584 komente)
📍 Vendndodhja: Google Maps
Instagram: @breezyhotel | Booking: Rezervo Këtu
Breezy Hotel është një strehë e rehatshme në zemër të luginës. Dhomat janë moderne e të gjera, ndërsa restoranti në kopsht ofron ushqime organike nga prodhimet e vetë hotelit, duke krijuar një eksperiencë nga ferma në tavolinë.
Çfarë preferojnë më shumë vizitorët:
- Pamjen panoramike dhe kopshtin për relaks
- Dhomat me kondicioner dhe frigorifer
- Stafin miqësor dhe ndihmues
- Ushqimet e freskëta dhe organike
Ideale për çifte dhe familje. Pagesa vetëm cash. Kërkoni dhoma larg kuzhinës për më shumë qetësi.





#3 – Villas Jezerca ★4.8 (1,547 komente)
📍 Vendndodhja: Google Maps
Instagram: @jezerca_guesthouse | Booking: Rezervo Këtu
Villas Jezerca është akomodimi më i madh në këtë listë, e cila ofron kabina druri dhe ballkone që shohin luginën. Restoranti i tyre është mjaft i njohur dhe i pëlqyer nga turistët, në të cilin shërbehet peshk i freskët trofte dhe mish qengji tradicional. Me mbi 1500 review-s, është akomodimi më popullor në luginën e Valbonës.
Çfarë preferojnë më shumë vizitorët:
- Kabinat komode me facilitete moderne
- Restorantin me specialitete lokale
- Pamjen mahnitëse nga çdo vilë
- Pako ushqimi dhe transport për alpinistët
Ideale për familje dhe grupe që dëshirojnë të bëjnë hiking. Kartat pranohen, por preferohet cash.





#2 – Bujtina Malaj ★4.9 (489 komente)
📍 Vendndodhja: Google Maps
Instagram: @bujtina_malaj | Booking: Rezervo Këtu
Bujtina Malaj është një bujtinë malore me stil kabine druri, me pamje të jashtëzakonshme mbi luginë. Pronari, Mir, njihet për kujdesin personal dhe këshillat e tij për hiking. Ai gjithashtu përgatit mëngjesin e paketuar për ata që duan të bëjnë hiking herët në mëngjes dhe pranon rezervime edhe për darkën, duke siguruar një kujdes të plotë për vizitorët.
Çfarë preferojnë më shumë vizitorët:
- Ballkonet me pamje panoramike
- Shërbimin e personalizuar
- Shumë afër shtegut Valbonë–Theth
- Wi-Fi i qëndrueshëm për zonë alpine
Ideale për alpinistë që nisen herët. Kërkoni mëngjes të paketuar. Aksesi kërkon ecje të shkurtër ose 4×4.





#1 – Lazer Çardaku Guest House ★4.9 (764 komente)
📍 Vendndodhja: Google Maps
Booking: Rezervo Këtu
Lazer Çardaku Guest House është zemra e mikpritjes tradicionale shqiptare në Valbonë. Familja pritëse njihet për kujdesin e ngrohtë dhe shpesh ofron transport falas drejt shtegut Theth, duke e bërë organizimin e hiking më të lehtë.
Çfarë preferojnë më shumë vizitorët:
- Ushqimet e shtëpisë mjaft të shijshme
- Dhomat e pastra dhe të bollshme
- Pamje të mrekullueshme të Alpeve
- Mikpritje autentike, si në familje
Ideale për çifte dhe alpinistë. Nuk ka Wi-Fi—një vend i përsosur për “detox digjital”.





Për ata që duan të dinë më shumë:
Kjo renditje bazohet në një analizë të detajuar të komenteve gjatë 12 muajve të fundit në Google dhe Booking, për të pasqyruar përvojat reale të vizitorëve.
Përtej Top 5, këto janë akomodimet që vijojnë në renditjen tonë të zgjeruar:
6. Guesthouse Mehmeti – Rezervo Këtu
7. Guest House Hyrmet Demushi – Rezervo Këtu
8. Guest House Ledio – Rezervo Këtu
9. Bujtina Sherifaj – Rezervo Këtu
10. Vila Dini – Rezervo Këtu
Si u krijua kjo renditje
Në Love Albania, ne jemi të përkushtuar për rekomandime të sakta dhe të besueshme. Për këtë renditje, morëm në konsideratë të gjitha akomodimet në Valbonë që plotësonin kriteret fillestare:
- Mbi një numër të konsiderueshëm komentesh në Google dhe Booking
- Vlerësim mesatar mbi 4.5 yje
Më pas, u analizuam komentet e 12 muajve të fundit, duke u fokusuar te:
- Komoditeti i dhomave – 30%
- Cilësia e shërbimit ndaj klientit – 25%
- Facilitetet dhe shërbimet – 20%
- Vlerësimi maksimal i klientëve – 15%
- Vendndodhja dhe aksesueshmëria – 10%
Pas kësaj analize të detajuar, finalizuam listën Top 5, ndjekur nga renditja e zgjeruar #6–10, për t’u ofruar lexuesve një panoramë të plotë të akomodimeve më të mira në Valbonë.
Dëshironi të mësoni më shumë për rajonin? Mos e humbisni udhëzuesin tonë të plotë: Parku Kombëtar Valbonë: Thesari i Fshehur i Alpeve Shqiptare.